Lady Gaga është ndarë nga i dashuri i saj, Don Harton. Një burim për Us Weekly tha se ata i dhanë fund lidhjes një javë më parë.

Por përveç burimeve, ka qenë vetë Gaga ajo që e ka konfirmuar përmes një postimi në Instastory. Ndërsa ishte në një darkë beqarie të një shoqeje, ajo bëri një foto me vajzën që do të bëhej nuse dhe shkroi: “Me një vajzë që gati po bëhet nuse dhe unë, një beqare”.

Gaga në korrik kishte filluar të dilte me Dan, por mesa duket gjërat mes tyre nuk kanë funksionuar./E.B-dritare.net


Flash Lajme