Tetë muaj më parë, aktorja e njohur Jennifer Lawrence, i tha “Po” partnerit të saj, Cooke Maroney.

Mbrëmjen e kaluar, ata kanë kurorëzuar me martesë dashurinë e tyre, në një ceremoni që u përpoqën ta mbanin larg syrit të mediave.

Dasma e tyre është bërë në një kështjellë qindra vjeçare në ishullin Rhode, ku kishin gjithsej 150 të ftuar.

Mes dasmorëve ndodheshin personazhe të njohur VIP, si Camerun Diaz, Adele, Emma Stone etj.

Partneri i Lawrence nuk është një figurë e njohur për publikun.

Ai është një djalë nga New York, i cili mban postin e drejtuesit të Galerisë së Arteve në Gladstone.


Flash Lajme