Jona Spahiu ka qenë e ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soirée” me Jonida Shehun në Top Channel. Ajo ka treguar për jetën e saj si nënë, biznesmene, por edhe fillimet e karrierës në media.

Ja ka rrëfyer që fillimet e saj nuk kanë qenë shumë të thjeshta, madje ka pasur nga ata persona që i kanë thënë që ajo nuk bën për këtë punë.

“Në momentin që unë doja të isha në televizion kam trokitur në shumë dyer, kam bërë prova, edhe në radio po ashtu më kanë bërë një trajnim prej 3 muajsh dhe në fund më thanë që ti nuk je për këtu, nuk bën për këtë punë. Në fakt nuk jam natyrë që mbaj mëri. Mendoj se kjo ka ardhur me kalimin e kohës. Sa më shumë jam përmbushur unë në jetë, sa më e lumtur edhe e rrethuar nga gjërat e mira si nga ana personale dhe si nga ana profesionale, akoma më shumë i kam lënë gjërat që të shkojnë”, ka thënë Jona Spahiu./L.F-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme