Balerina e njohur Klaudia Pepa ngjall interesin e publikut, si për jetën e saj profesionale, ashtu edhe për atë private. Këtë herë ajo ka dhënë një lajm të mirë për sa i përket karrierës së saj.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, ku shfaqet midis flakëve, ajo ka njoftuar se në nëntor do të jetë pjesë e një spektakli televiziv. Balerina nuk ka bërë të ditur as emisionin dhe as televizionin, duke na i lënë surprizë.

“Nëntori është një muaj I zjarrtë për mua. Së shpejti do t’ju bëj të ditur se në cilin program televiziv do të më shihni”, shkruajti Klaudia Pepa në Instagram.


Flash Lajme