Dukesha e Sussex dhe Princi Harry iu bashkuan princit Uilliam dhe Kate Middleton, për herë të parë, pasi princi Harry foli për prishjen e marrëdhënieve me të vëllanë.

Harry dhe Meghan ishin ulur në radhën e dytë të mbretërorëve pas kryeministrit, Boris Johnson dhe e dashura e tij Carrie, ndërsa William dhe Kate ishin ulur pranë mbretëreshës në sallën ‘Royal Albert’, në West London.

Në dokumentarin që u publikua pak javë më parë, Harry i tha gazetarit Tom Bradby se ai dhe vëllai i tij kishin  ndjekur shtigje të ndryshme dhe më pas Duka i Kembrixhit  tha se ishte i shqetësuar për Harry-n.

Kishte zëra se dy vëllezërit ishin zënë.

Por Mbretëresha i mblodhi bashkë dy nipërit dhe nuset e tyre, për të kujtuar përfundimin e luftës së Britanisë së Madhe.

Zyrtarët e pallatit thanë se nuk ka asgjë të pazakontë, që çifti u ul një radhë më mbrapa, duke kujtuar se një vit më parë, ata u ulën në të njëjtin vend.

Oborrtarët thanë gjithashtu se Harry dhe Meghan mbërritën veçmas nga Uilliam dhe Kate dhe nuk u fotografuan bashkë, sepse është bërë zakon tashmë të fotografohen në çdo event ku mblidhen.dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Foto 1 nga 21


Flash Lajme