Angelina Jolie dhe Johnny Depp janë ndër personazhet e rralla publik, që e kanë humbur virgjërinë në moshën 13-vjeçare. Paris Hilton këtë e ka bërë në moshën 15-vjeçare, ndërsa Brooke Shields në moshën 22-vjeçare.

Mësoni se kujt ky moment “magjik” i ka mbetur në kujtesë dhe kush nuk krenohet aspak që përvojën e parë seksuale e ka përjetuar aq herët.

Angelina Jolie

Bukuroshja hollivudiane e ka pranuar se ndaj partnerit të parë seksual nuk ka ndjerë absolutisht asgjë.“Ndjenjat atëherë nuk më ishin shumë të rëndësishme”, ka thënë aktorja dhe tregon se pas herës së parë mori thikën dhe ia preu lëkurën e partnerit të saj “që t’i dukej më e afërt”. Vërtetë e çuditshme apo jo?

Johnny Depp

Sipas mendimit të shumicës së femrave, njëri nga meshkujt më të bukur në botë, virgjërinë e humbi në moshën 13-vjeçare. Përveç kësaj, Depp e zbuloi se përvojën e parë seksuale e ka pasur në automobil. “Marrëdhënien e parë seksuale e kam kryer  13 vjeç@, ka rrëfyer aktori i pyetur rreth kësaj teme.

Brooke Shields

Ndryshe nga Angelina Jolie dhe Johnny Depp, aktorja e njohur Brooke Shields përvojën e parë seksuale e përjetoi në moshën 22-vjeçare. “Më vjen keq që kam pritur kaq gjatë. Po ta bëja këtë më herët, nuk do të mundohesha kaq  shumë me kilogramët e tepërt pasi gjatë kohës së studimeve i kam pasur 10 kg më shumë se tani”,  ka thenë aktorja, e cila seksin e konsideron dietën më të mirë.

Paris Hilton

Pasanikja kontroverse Paris Hilton virgjërinë e ka humbur në moshën 15-vjeçare, ndërsa për herë të parë ka kryer marrëdhënie me Randy Spelling, vëllanë e yllit të serisë së njohur “Beverly Hills“, Tori Spelling. Megjithatë, për publikut është e njohur lidhja e saj me producentin filmik, Rick Salomon, me të cilin realizoi dhe videdon porno, e cila u përhap me shpejtësi të madhe në internet./ J.H, dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme