Rreth një muaj më parë këngëtari i muzikës tallava, Muharrem Ahmeti, kaloi një gjendje të vështirë shëndetësore. Ishte miku i tij, Kristian Xhaferaj, ai që dha lajmin mbi atakun kardiak që këngëtari kishte kaluar.Në atë kohë Xhaferaj bëri me dije se Muharremi ishte gjallë, edhe pse rëndë për shëndetin.

Përmes një statusi në Facebook, ku dukej bashkë me mikun e tij, Kristiani tregonte shumë pak detaje për gjendjen shëndetësore të “bilbilit” të tallavasë.
Por teksa ka kaluar rreth një muaj, Muharrem Ahmeti duket se është normalizuar dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut. Ai i është kthyer sërish muzikës.
Ahmeti ka filluar të jetë aktiv në rrjete sociale ku së fundmi ka publikuar dhe një version të këngës së Elvana Gjatës “Tavolina e mërzisë”.


Flash Lajme