Po afron panairi i Librit në Tiranë, që do të çelet me 13 nëntor, dhe priten shumë libra te rinj, dhe shume tituj e personazhe që e afrojnë publikun me marketing të mirë.

Dy prej tyre jane Blendi Fevziu dhe Anxhela Martini.

Fevziu, do të sjellë në këtë panair, librin “Tirana e Nonës”, dhe në këtë titull ka përmbledhur fëmijërinë dhe një qytet të tërë.

“Është një libër për fatet e tri personave, që unë i njoha në fillimet e mia, po aq sa një libër për transformimin e Tiranës. Madje më shumë sesa një libër, është një borxh. Një prej atyre borxheve, që njeriu duhet t’i kthejë në jetë. Edhe pse jo gjithnjë ia arrin. Ato ishin tri gra të moshuara që shënjuan nisjen time në jetë.” Ka thënë Fevziu.

Nga ana tjetër, bukuroshja Anxhela Martini do të sjellë “Dashuri, shpresë, dritë”, një rrëfim për nënën e saj.

“Do ta thosha këtë për çdo femër: Thjesht imagjinoni një grua 47-vjeçare, që është beqare me 2 fëmijë, që jeton në varfëri në Shqipëri, pa shtëpi sepse e humbi atë. Ajo lufton me shumë probleme, ka të ardhura vetëm 60 dollarë në muaj dhe 2 martesa të dështuara.”-ka thënë Martini në një intervistë.

Të dy autorët kanë pozuar së bashku gati për garën e madhe të librit./ dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme