Modelja shqiptare Angela Martini ka rrëfyer si kurrë më parë, pa doreza një histroi të trishtë nga jeta e saj.
E ftuar në ‘Opinion’, Angela rrëfeu raportin e vështirë me njerkën në Zvicër dhe vështirësitë për t’u takuar me të ëmën.


‘Marrëdhënia ishte si historia e Borëbardhës. Ajo nuk më donte mua, isha vetëm 10 vjeç në atë kohë. Nuk e shihja këtë vetëm tek ngrohtësia, por edhe mashtrimet dhe shpikjet’, tha Angela.
Për shkak se i ati nuk e besonte, Angela vendosi të mos ia tregonte askujt çfarë përjetonte dhe të ëmës ia tregoi vetëm kur mbushi 18 vjeç.
‘E kam mbajtur sekret, derisa u bëra 18 vjeçe dhe ia tregova nënës. Gjithçka e mbaja brenda vetes’, tha ajo.Kalimi nga Shkodra në Zvicër ishte një ndryshim dramatik për modelen.
‘Nuk kisha dashurinë që isha mësuar. Nuk shkova në shkollë për nëntë muaj. Gjermanishten e mësova në shtëpi, me fjalor. Qëndrova nëntë muaj e mbyllur në shtëpi. Nuk flisja me mamin’, rrëfei ajo mes emocionesh.
Ajo shtoi se për 10 vite nuk e takoi të ëmën, pasi ‘njerka i kishte vënë vizën e kuqe për të shkuar në Zvicër’, por pas disa peripecish ia dolën të takoheshin.
Mami kishte një nxënëse, e cila kishte një vëlla që jetonte në Zvicër. Ai i tha që do të përpiqej ta ndihmonte. Njihte dikë që ishte zvicerian, të cilit i propozuan t’i gjenin një grua në Shqipëri. Ai nuk pranonte sepse s’e besonte dot që një grua të martohej me një burrë që nuk e ka parë kurrë. Ata i thanë të vërtetën e nënës sime, pse ajo donte të shkonte në Zvicër.
‘Do ta ndihmoj një nënë të bashkohet me vajzën,’ tha ai. Pasi mori letrat, i thanë në ambasadë që njerka ime e kishte bllokuar kalimin e saj në Zvicër. Arnoldi [burri zvicerian] u shpreh se ajo ishte e fejuara e tij. Kështu erdhi në Zvicër. Më pas, u dashuruan dhe sot janë bashkë, përfundoi Martini.


Flash Lajme