Angela Martini ka rrëfyer disa detaje tejet pikante nga libri i saj “Dashuri, shpresë, dritë, gjatë emisionit “Opinion”, ku ishte e ftuar.

Modelja e njohur ka ndarë me publikun detaje nga jeta e saj personale dhe tregoi se fëmijëria nuk ka qenë aspak e lehtë për të, informon dritare.net.

Me dy prindër të divorcuar, ajo është përballur me situata të vështira. Teksa jetonte me gjyshërit dhe kushërinjtë e saj në Shkodër, dikush ka tentuar ta rrëmbejë kur ajo ishte vetëm 10 vjeçe.

“Ishte zheg dhe familjarët e mi ishin në gjumë kurse unë po luaja përjashta me një shoqe. Një burrë m’u afrua, më pyeti për familjen dhe më tha se njihte tim atë. Kur i thashë se ai ishte në Zvicër, ai më ofroi akullore dhe më kapi për dore. Kur pashë makinën e tij me disa burra të tjerë brenda, e kuptova çfarë po ndodhte. I kafshova dorën dhe u largova”, ka treguar Angela, informon dritare.net.

Pas këtij episodi, nëna e saj për të mbrojtur të bijën e ka dërguar Angelën në Zvicër tek i ati, por edhe aty gjërat kanë shkuar si mos më keq, për shkak të njerkës.

“Marrëdhënia me njerkën ishte si historia e ‘Borëbardhës’. Ajo nuk më donte mua. Shpifje, mashtrime, babai nuk më besonte dhe unë e mbajta sekret deri 18 vjeçe, që njerka sillej keq me mua. Qëndrova 9 muaj në shtëpi pa shkollë, dhe nuk flisja me mamin, pasi njerka i kishte vendosur vizën e kuqe që të mos shkelte në Zvicër”, vazhdoi Angela duke treguar vështirësitë e jetës së saj.

Modelja tha se ajo me babain tani flet vetëm dy herë në vit.

Edhe më herët modelja shqiptare kishte paralajmëruar se ky libër i dedikohej nënës së saj./J.H, dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme