Një sherr virtual ka ndodhur sot mes aktorit, Julian Deda dhe gazetares, Mira Kazhani.

Deda ka shpërthyer ndaj gazetares Kazhani, në lidhje me qëndrimin e saj për protestën e banorëve të Astirit.

Përmes një postimi në Facebook, Julian Deda shkruan: “Kësaj gazetaruces populiste, që protesta e banorëve të Astirit i duket dështim, gjejini një burrë të qetësohet, se gjynah!”

Ndërkohë, gazetarja iu përgjigj: “I dashur Juli. Është e vërtetë që nuk kam akoma një burrë. Mesa shoh as gruaja jote nuk ka.”

Aktori ka replikuar sërish me gazetaren, në Facebook. Ai e ka quajtur të dështuar Kazhanin.

“Kaq e dështuar je sa çdo kritike që shkruhet në Facebook, edhe kur nuk të përmendet emri e kupton se bëhet fjalë për ty.“,-shkruan aktori.

Ndërkohë Kazhani i është përgjigjur: “Ja dhe një lajm i mirë nga Juli. Reflekton kur i thua që as gruaja e tij s’ka burrë.”dardania.com 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme