Sex simboli italian aktori i njohur Gabriel Garko është akuzuar shpesh nga mediat italiane se ai ka kryer ndërhyrje kirugjikale në fytyrë.

Ai ishte i thirrur së fundmi në programin e moderatores së njohur Barbara d’Urso  për të promovuar librine  tij më të ri ‘Andata e ritorno’ .

Aktori foli dhe për jetën e tij private dhe nuk i shpëtoi pyetjes nga moderatorja nëse janë të vërteta thashethemet që qarkullojnë për të në lidhje me ndërhyrjet e tij në fytyrë.

Dhe për të vërtetuar se aktori nuk ka bërë asnjë ndërhyrje moderatorja ka vendsour ta puth.

‘Unë jam para Gabrielit dhe për ta vërtetuar që ai nuk ka kryer ndërhyrje do ta puth’ është shprehur Barbara.

Garko e ftoi ta bëjë dhe të dy puthën në buzë njëri tjetrin.

“Buzët nuk janë ribërë, mollëzat nuk janë ribërë, Gabriel Garko nuk është ribërë’ u shpreh moderatorja pas puthjes.

Image

Image

Image


Flash Lajme