Moderatorja e njohur e sportit, Hygerta Sako është një ndër vajzat e ekranit që vazhdon të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes pavarësisht moshës apo ndryshimit të kohëve.

Ndonëse e mbajmë mend në ekran prej shumë kohësh, por sërish Sako është një ndër femrat që vazhdon të jetë më në formë se kurrë dhe e kuruar deri në detaje.

E ftuar sëfundmi në emisionin “Glamour Zone”  moderatorja ka folur për çështje të ndryshme të jetës së saj.

Teksa të gjithë e dimë se është një nënë beqare e një vajze, e ndarë nga partneri i saj pas 8 vite martesë, moderatorja e emisionit e ka pyetur nëse ka një lidhje të re dashurie. E kësaj pyetje Hygerta i është përgjigjur me një gjysmë heshtje, e vënë në siklet ajo vetëm ka qeshur.

Kujtojmë këtu që para disa javësh, moderatorja tregoi hapur përmes një postimi në rrjetet sociale se ka nisur një marrëdhënie të re, kështu që edhe heshtja e saj konfirmon se është në një lidhje.


Flash Lajme