Komentet negative, nga njerëz të paidentifikuar, me profile fallco në rrjete sociale, po shkaktojnë gjithnjë e më shumë shqetësime tek njerëzit.

Influencuesja italiane i është bashkuar grupit të cilët kërkojnë se të gjithë personat që duan të aksesohen në rrjete sociale, ta bëjnë këtë gjë me mjet identifikimi.

“Fakti që do të jenë lehtësisht të identifikueshëm dhe të arritshëm, do t’i diskurajojë këta njerëz nga komentet negative.” Sidoqoftë, “do të ketë gjithmonë njerëz që shpërhapin urrejtje,” tha ajo. “Duhet të jetojmë si të mos ekzistonin.”

“Jam mësuar me komente negative, disa më bëjnë të qesh.   Por disa komente janë të mbushur me kaq urrejtje dhe idjotësi sa më shokojnë në njëfarë mënyre,” shkroi ajo verën e kaluar.

“Na duhet vetëm dashuri për të qenë të lumtur. Dashuri për veten dhe për njerëzit me rëndësi në jetët tona. Kur të keni negativitet rrotull, buzëqeshni dhe zgjidhni dashurinë.”-tha ajo pasi u kritikua për pushimet me të birin./ I.M-Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme