Është zbuluar më në fund se për kë e la bashkëshortin aktorja Rudina Dembacaj. Pas thashethemeve se bëhej fjalë për një deputet, vetë Rudina ka zbuluar se për cilin bëhet fjalë.

Në inagurimin e bar-it të saj, Rudina është shprehur: ‘Si fillim dua të falenderoj Markun që besoi tek unë’.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, fjala duket të jetë për ish-deputetin Mark Frroku, i cili pati problem me drejtësinë. Ish-deputeti Mark Frroku u arrestua në mars të vitit 2015, fillimisht me akuzën për “kallëzim të rremë”, pasi bashkë me deputetin tjetër, Tom Doshi u akuzuan se sajuan një skenar që akuzonte Presidentin aktual të Republikës Ilir Meta, se kishte synuar të vriste Doshin, çështje e cila është ende në gjykim. Pak ditë më vonë, për Frrokun u lëshua një urdhër arresti i dytë bazuar në një urdhër kërkimi nga autoritetet Belge, të cilat e akuzonin atë për vrasjen e një emigranti shqiptar në vitit 1999. Ai u shpall i pafajshëm për akuzën e vrasjes, por u dënua për akuzat e tjera që prokuroria ngriti ndaj tij pasi e mori në hetim, “refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjehdur dhe nëpuënsve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “ndërtimi i paligjshëm”.Ndërsa vëllai i tij, Arben Frroku, i cili po ashtu ishte në listën e kandidatëve për deputet në vitin 2013, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit të policisë Dritan Lamaj dhe ndodhet i arrestuar në Hollandë, në pritje të ekstradimit. Bashkëshortja e ish-deputetit Frroku vitin e kaluar ndërroi jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë në moshën 35-vjeçare.


Flash Lajme