Dashuria për idhujt muzikorë është e çmendur! Madje, disa fansa shkojnë deri në atë pikë sa vizatojnë në lëkurë emrat e artistëve apo edhe më larg, tatuazhojnë portretet e tyre.

Diçka të tillë e ka bërë edhe një fans i çmendur i reperes Arta Memedi.



Vetë reperja ndau me ndjekësit në InstaStory një video ku tregon “çmendurinë” e fansit të saj. Siç e shohim në videon e publikuar, djali ka bërë tatuazh në krah portretin e Artës, ndërsa kjo e fundit është surprizuar nga ky gjest. “Dashuria është e vërtetë”- shkruan reperja krahas postimit. Pas një viti mungesë, Arta u rikthye me këngën e re “Shote Galica” dhe pritet të sjellë shumë shpejt të tjera projekte muzikore.


Flash Lajme