Duka i Jorkut ka mohuar kategorikisht të ketë pasur kontakt seksual me një grua amerikane, e cila thotë se ajo ishte e detyruar të bënte seks me të në moshën 17-vjeçare.
Duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me marrëdhëniet e tij me trafikuesin e qenieve njerëzore, biznesmenin Jeffrey Epstein në një intervistë për BBC, Princi Andrew tha se incidentet e supozuara kurrë nuk kanë ndodhur.
Virginia Giuffre, një nga akuzueset e Epsteinit, pretendoi se ajo ishte e detyruar të bënte seks me princin tri herë.
Princi tha se ishte në shtëpi, me fëmijët e tij në një nga rastet që ajo përmendi, shkruan dritare.net
Virginia Giuffre, që atëherë quhej Virginia Roberts ka thënë se ajo ishte e detyruar të bënte seks me Princin Andrew midis 2001, kur ishte 17 vjeçe dhe 2002-shit, në Londër, New York dhe ishullin privat të Epstein në SHBA.
Princi tha: “Nuk ndodhi. Unë them se kjo nuk ka ndodhur kurrë. Nuk mbaj mend ta kem takuar këtë zonjë, në asnjë nga rastet.”dardania.com
Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP