Duka dhe Dukesha e Kembrixhit mahnitën teksa mbërritën në teatrin “Palladium”, në eventin “Royal Variety Performance”, në Londër.

Ky event spektakolar zhvillohet çdo vit, qoftë në Londër ose në ndonjë teatër tjetër në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo është hera e tretë që Kate Middleton dhe Prince Uilliam, marrin pjesë, pas paraqitjeve të tyre në vitin 2014 dhe 2017.

Kate dukej mahnitëse me një fustan të zi, të gjatë, me dantella, nga  Alexander McQueen dhe flokët e saj me shkëlqim të bëra onde.

Ndërkohë, princi Uilliam, shik si gjithmonë, veshi një kostum të zi. Të gjithë sytë ishin te çifti i famshëm mbretëror, në këtë event.dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Foto 1 nga 20