Vetëm pak ditë më parë këngëtarja Big Mama ndau lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të babait të saj. Tashmë Bigu e konsideron si ëngjëllin e saj mbrojtës babain dhe po vazhdon jetën me qëllimin për ta bërë krenar që nga lart.

Këngëtarja së fundmi ka lajmëruar se ka vendosur t’i rikthehet punës. Ajo ndodhet në Turqi, ku do të qëndrojë dhe për ca ditë e më pas do të niset për në Afrikë së bashku me grupin e xhirimeve. Pak ditë më parë në një postim të bërë në Instagram, ajo i premtonte të atit se do t’i realizonte të gjitha ëndrrat që ai kishte për të dhe se nuk do të ndalonte sado e thyer të ndihej, e mesa duket po e mban fjalën. “Çdo pjesë e qenies time është pjesë e jotja! Unë jam ti! Të premtoj se do t’i vazhdoj të gjitha aktivitetet me humorin që më trashëgove dhe nuk do ndalem! Edhe pse jam shumë e thyer, ky ishte premtimi i fundit që ta dhashë”, shkruante ajo. Bigu ka publikuar një foto nga Turqia në profilin e saj të Instagramit ku ka shkruar: “Kemi humbur në Stamboll. I rikthehem punës pas disa ditëve më të vështira të jetës sime, engjëlli im mbrojtës përherë je në mendjen dhe zemrën time. Pak pauzë në Stamboll për të vazhduar fluturimin e radhës të gjatë për në Afrikë së bashku me kameramanët”.


Flash Lajme