Emri Anwar Hadid do ju duket i njohur, sidomos juve që jeni të apasionuar pas modës apo lexoni revista mode. Ai është model, këngëtar pop dhe personalitet televiziv. Gjithashtu Anwar është edhe vëllai i vetëm i motrave të famshme modele, Bella dhe Gigi Hadid.

Ai ka lindur më 22 qershor të vitit 1999 në Los Angeles. Anwar është një i ri ambicioz, i cili punon pa pushim që të arrijë të gjitha qëllimet që i ka vënë vetes. Gjithashtu ai është në një lidhje dashurie prej disa muaj me këngëtaren e famshme, Dua Lipa. Ai ka një sëmundje kronike ‘Lyme’: Anwar po lufton me një sëmundje kronike ‘Lyme’ së bashku me motrën dhe nënën e tij. Edhe pse anëtarët e familjes suaj kanë këtë sëmundje, nuk është e trashëgueshme, por u transmetohet njerëzve nga një kafshim i një një rriqri me këmbë të zeza. Bella dhe Anwar u diagnostikuan me sëmundjen në vitin 2013 ndërsa nëna e tyre filloi ta luftonte atë më herët. Nëna e tyre po punon shumë për të siguruar që fëmijët e saj të marrin trajtimin më të mirë të sëmundjes. Ai është në një lidhje me Dua Lipën: Anëar më parë ishte takuar me Nicola Peltz në vitin 2016. Nicola është një vajzë e Nelson Peltz, një biznesmeni miliarder. Të dy më vonë u ndanë në maj të vitit 2018, dhe një muaj më vonë u shoqërua me Kendall Jenner, e cila është një nga mikeshat më të mira të Gigit. Një revistë postoi një foto ku Anëar dhe Jenner po putheshin gjatë një funksioni të stilistëve. Fotografia bëri që shumë njerëz të mendonin që dyshja ishin në një lidhje, por nuk është ashtu dhe ky tashmë po e shijon romancën me Dua Lipën, një këngëtare dhe shkruese e këngëve. Ai e hodhi poshtë Islamin dhe iu bashkua Krishterimit: Fillimisht ishte musliman pasi babai i tij, Mohamed Anëar, e prezantoi fenë islame për të gjithë familjen. Sipas TR Neës, ai kundërshtoi Islamin dhe u bë i krishterë. Vendimi për të ndryshuar besimin e tij çoi në shumë kërcënime nga njerëzit përreth, por mbetet i rrënjosur në besimin e tij, etj …/Gazeta-Shqip


Flash Lajme

Më të lexuarat