Këngëtarja e njohur me famë botërore me origjinë shqiptare Bebe Rexha vizitoi Shqipërinë këtë javë për të dhënë ndihmën e saj për familjet e prekura nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit.

Teksa ishte e ftuar në emisionin “Lart e Poshtë” të në RTSH, me gazetarin Andi Vrapi, Bebe ka treguar disa detaje, lidhur nga jeta e saj personale dhe karriera.

Pyetjes nëse ka një emër shqiptar të preferuar, ajo u përgjigj: “Epo, kam Inva Mulën… sepse e mbaj mend që e vogël që dëgjoja Inva Mulën me CD!”

Ndër të tjera Bebe ka rrëfyer se ka dashur të jetë një këngëtare lirike, por që tashmë preferon më shumë muzikën pop.


Flash Lajme

Më të lexuarat