Fituesja e edicionit të 21 të festivalit më të madh të këngës moderne është Eneda Tarifa, me këngën “Ma zgjat dorën”.Në vendin e dytë u rendit Fifi, e cila mori pikët maksimale nga publiku, mbështetja e të cilit u ndje edhe në sallën e Pallatit të Koncerteve.

Ndërsa në vendin e tretë u rendit këngëtarja Anxhela Peristeri.Kënga Magjike erdhi këtë vit ndryshe. Për herë të parë pas 20 vitesh, nuk u ndanë çmime dhe nuk pati nominime.Të vetmet çmime ishin ato për dy kategoritë e reja të këtij viti, New International Artist dhe Best Big International, si dhe për artistin e ri më të mirë.Kështu, Çmimi Best New Artist shkoi për Khuba, New International Artist shkroi për grupin italian Sisma dhe Best Big International shkoi për artisten nga Maqedonia e Veriut, Tamara Todevska.Fituesja e Kënga Magjike u vendos nga publiku, juria dhe votimi i artistëve për njëri tjetrin.Këngët, skenografia, ndriçimi të ndërthurura mirë me njëra-tjetrën sollën në këtë finale një spektakël madhështor. 45 artistë kënduan për të ndërtuar në këtë edicion të 21-të, të festivalit Kënga Magjike. Të ardhurat e mbledhura nga biletat do të shkojnë për të mbështetur të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit.


Flash Lajme

Më të lexuarat