Këngën Magjike mbrëmë e fitoi këngëtarja, Eneda Tarifa me këngën, “Ma zgjat dorën”. Kjo këngë u bë himni i ditëve pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

Urime të shumta ka marrë këngëtarja, për triumfin në këtë festival.

E ndërkohë, urimi më special ishte i kolegut të saj, Flori Mumajesi. Përmes një story në Instagram, Flori shkruan se, është i vogël para Enedës, por ajo është aset.

Flori shprehet se Eneda ishte pranë tij, i zgjati dorën kur askush nuk e konsideronte.

“Jo sepse fitove! Vitin tjetër dikush tjetër do të jetë fitues dhe çfarë? Të njoh prej 20 vjetësh dhe kur mua askush nuk më konsideronte ishe aty dhe ma ke zgjatur dorën! Jam i vogël para teje, por ta them me bindje ti je aset. Urime zemër!”, shprehet Flori.dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat