Producentja artistike dhe prezantuesja Alketa Vejsiu, në një intervistë për “Aperi Festa”, ka dhënë disa detaje të Festivalit të RTSH-së, sesi do të zhvillohet këtë vit.

Përveç jurisë shqiptare, ka thënë ajo, do të ketë edhe një përfaqësi nga Eurovision, për një votim sa më të drejtë.

“Do ta zgjedhin tre anëtarë të jurisë së Eurovisionit direkt. Nuk do të ketë shumë rrëmujë për të zgjedhur çmimin këtë vit. Unë ende nuk e di se kush janë ata tre njerëz që ka përzgjedhur institucioni për të ardhur nga Eurovisioni për të përzgjedhur këngën që ata mendojnë të denjë për të qenë përfaqësuese e Shqipërisë në përfaqësimin e madh të kontinentit”, tha Alketa Vejsiu./E.B-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme