Një festival i madh si Kënga Magjike, patjetër do të lërë vend edhe për pakënaqësi. Por e diela pas finales, në çdo vit ka qenë një ditë debati, që kur producenti Ardit Gjebrea, vendosi që votimi mes kolegëve të jetë i hapur dhe transparent.

Kjo ka qenë edhe veçantia e këtij festivali, ku kolegët vendosin se kush do të jetë fitimtari. Çdo herë është shoqëruar me debate, pasi këngëtarët herë me të drejtë, e herë të pakënaqur për pozicionimin, pretendojnë se pikët jepen “me mik”.
Të kthehemi te rasti konkret. Ardit Çuni, pjesëmarrës te Kënga Magjike, u ndje i zhgënjyer nga Eneda Tarifa. Këtë e tha hapur, që në mëngjes, ndërsa tani i dha më shumë zë debatit i ftuar në ThumbOn.

Çuni, tha se pasi kishte parë se Eneda i kishte dhënë 0 pikë atij, ndërkohë që ai e kishte vlerësuar me 24 ishte ndjerë i zhgënjyer.
“I dërgova një mesazh, dhe mendoj se pikët e saj i ka vendosur Flori, që është producenti i këngës”, tha Çuni më ThumbOn.


Duke bërë një kërkim të thjeshtë, nuk na rezulton që të ketë pasur mosmarrëveshje mes Florit dhe Arditit.

Ndërsa Flori dhe Eneda, nuk janë marrë aspak me situatën e pikëve, me siguri festa e fitores ka zgjatur shumë, dhe për ta kjo është më e rëndësishmja./L.F-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme