Në ”Miss Universe”, Shqipëria ka arritur një sukses. Në këtë event bukurie, Cindy Marina dhe ia arriti të hyjë në mesin e 20 femrave më të bukura. Nga Europa, Marina u bë pjesë e 5 më të bukurave që u bënë pjesë e TOP 20.

Marina u shfaq e veshur me veshjen e Mbretëreshë Teutës. “Të sfiloja në Miss Universe për herë të parë ishte një ndjenjë surreale që nuk do ta harroj kurrë”.

Zozibini Tunzi është vajza që u shpall ”Miss Universe 2019”. Ajo është 26-vjeçe, nga Afrika e Jugut dhe punon si aktiviste. Tunzi është veçanërisht e apasionuar pas luftës kundër dhunës me bazë gjinore. Bukuria është gjithashtu e rëndësishme për 26-vjeçaren, e cila beson se gratë duhet ta “duan veten ashtu siç janë”.


Flash Lajme