Tashmë këngët pjesëmarrëse në festivalin e 58 të  RTSH-së, janë publikuar të gjitha. 20 emrat më në zë të momentit konkurrojnë për të shkuar në Eurovizion. Prej vitesh, vëmendja ndaj festivalit të përvitshëm, sa vinte e zbehej, por këtë vit ka rezultuar ndryshe.

Kjo edhe për shkak se organizimi i është besuar regjisores Vera Grabocka dhe moderatores Alketa Vejsiu.

Por kush është kënga konkurruese në garë, që rezulton të jetë më e dëgjuara deri tani?

Elvana Gjata kryeson listën me plot 470 mijë shikime, vetëm 24 orë pas publikimit.

Në vend të dytë më e klikuara është Arilena Ara, me 157.961 klikime. Nuk dimë të themi se ky është një tregues, që Elvana të rrëmbejë çmimin e parë, por ajo mbetet një ndër pretendentet kryesore./L.F-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme