Këngëtarja e Roxette, Marie Fredriksson, ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare.

Artistja suedeze, e cila bashkëthemeloi grupin e famshëm Roxette me Per Gessle në vitin 1986, vdiq mëngjesin e së hënës pas një sëmundjeje të gjatë.

 Fredriksson njihet për këngët “It Must Have Been Love”, “Joyride”, “Listen To Your Heart” dhe “The Look”. Dyshja e popit Roxette ka shitur më shumë se 75 milionë disqe në të gjithë botën.


Flash Lajme

Më të lexuarat