Aktorja e njohur Adriana Metoshi ka rrëfyer një moment të vështirë në jetën  e saj gjatë një interviste televizive.

E pyetur se kur ka qenë pika e kthesës në karrierën e saj, ajo u përgjigj duke treguar për kohën kur ishte shtatzënë dhe mësoi gjithashtu se ishte me tumor.

“Kthimi ka qenë momenti kur u ktheva në jetë, në profesion, në personalitet. Ishte viti 2012, isha shtatzënë me fëmijën e katërt. Gjithçka ishte në rregull derisa nisa të kem marrje mendsh, më shumë të vjella. Unë ia lashë të gjitha shtatzënisë. E kuptova më vonë që unë në kokë kam tumor dhe nuk i tregova askujt. Asokohe më ofruan të luaja filmin ‘Kthimi’. Në fillim thashë jo sepse nuk mundem se nuk doja ta dinte askush e aq më pak prindërit e mi, që më kanë fëmijën e vetëm. Duke menduar thashë ta lë një dokument si rolin tim të fundit. E pranova rolin. Kam pasur dhimbje të tmerrshme sa mendoja që do lindja. Ishte periudhë e rëndë, e vështirë, por që kaloi me sukses”, u shpreh Adriana.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All