Këngëtarja e njohur shqiptare, Arilena Ara do të marrë pjesë në edicionin e 58-të të Festivalit të Këngës, që do të transmetohet më 19, 20 dhe 22 dhjetor.

Arilena ka bërë publike një ditë më parë këngën pjesëmarrëse, që titullohet “Shaj”.

E ndërkohë, këngëtarja ka zbuluar se, kjo këngë nuk është thjesht muzikë, por ndjesi personale e saj.

“Nuk është vetëm një këngë, nuk është thjeshtë muzikë. Por një ndjesi personale, me shpirtin tim brenda! FALEMINDERIT që me doni dhe nëse “SHAJ”, apo “MALLKOJ”. Faleminderit ?”,– shkroi Arilena.

Ndërsa, në një postim tjetër shkruan:

“Të ulëras. T’ia fal apo ta vras? ”dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat