Reperi, Ledri Vula ka më shumë se 15 vjet që bën muzikë. Albume, dhjetëra këngë, koncerte gjithandej nëpër botë.

Së fundmi reperi ka njoftuar se tashmë është përfshirë edhe në një biznes tjetër, që s’ka fare lidhje me muzikën.

Bashkë me shokun e tij të klasës Shpendi Sachi, Ledri i ka hyrë biznesit  të patateve. Ledri dhe Shpendi kanë krijuar një brand, që quhet Frix, i cili ka për qëllim shërbimin e patates në një formë të veçantë, me salca dhe shije që nuk kanë ekzistuar në tregun shqiptar.

“Zakonisht nuk shkruj tekste te ketilla, se mundin e shkrij ne tekstet e kengeve qe ju i pelqeni, por i erdh radha edhe kesaj, ta shkruaj nje njoftim, nje dedikim.
15 vjet muzike. Shume sfida te renda dhe te lehta. Shume te arritura, por te gjitha ne fushat qe megjithate i njoh mire.
Tani ka ardh koha me e sfidu veten edhe ne nje lemi pak me ndryshe. Sfidim ne lemin e nje biznesi ndryshe.
Gjate rrugetimit ne muzike, me ka ra me u taku dhe me diskutu me shume njerez, nder te tjera edhe per punen e bizneseve te ndryshme. Ofertat e bashkepunimit nuk kane munguar asnjehere, por asnjehere diçka nuk me ka fjet me shume ne zemer se ky per te cilin po e bej kete njoftim.
Para ma shume se 1 vit e gjysme, u takova me Shpend Sachi (shokun e klases), e qe ju te gjithe e njihni besoj si Shpendi i Sachit. Me kishte ftuar te ma prezentonte idene per Frix-in. Frixfriterie ishte dicka qe realisht e kisha kerkuar ne vete per kohe te gjate, por se kisha artikuluar kurre sakt cka.
Udhetimet e shpeshta ne Amsterdam e bene te veten. Aty ndodhi gjithcka. Vendosem qe FRIX-i duhej te ndodhte.
U mblodhem nje super ekipe dhe punuam shume muaj qe kjo ide te vinte ne jete. Udhetime te shumta dhe pune e lodhshme gjate gjithe kesaj kohe per te sjelle ne tregun tone dicka qe nuk kishte me heret.

FRIX eshte brand qe e kemi krijuar ne, e qellimi ka qene ta sherbejme pataten ne nje forme shume te veçante me salca dhe shije shume te veçanta qe me heret skane ekzistuar ne tregun tone.

Jemi perkushtuar shume qe te sjellim receta dhe ambient ku secili ka me e gjete veten. Menxi po pres qe secili prej jush me e pa vendin dhe me i shiju produktet e FRIX.
(Shpendi, Ledri & Potato Gang)”,- shkruan Ledri në Instagram.dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All