Ne jemi mësuar ta shohim gjithmonë bionde, por Fjoralba Ponari ka vendosur të bëjë një ndryshim në pamjen e saj së fundmi. Pak më parë ajo ka publikuar në “Instagram” një foto, ku shfaqet me flokët ngjyrë karotë.

Kjo ngjyrë e ka bërë të duket si tjetër njeri dhe tashmë ndjekësit janë të bindur se i kanë gjetur edhe sozinë.



Me anë të komenteve, ata shprehen se moderatorja tani duket fiks si aktorja turke Elçin Sangu, e njohur për rolin e Defne në serialin “Dashuri me qira”. Ndjekësit i kanë krahasuar gjithmonë me njëra-tjetrën, por tani që kanë edhe të njëjtën ngjyrë flokësh, ata nuk kanë më dyshime. Janë pothuajse identike.


Flash Lajme