Boris Johnson festoi fitoren në zgjedhjet e përgjithshme të dy ditëve më parë bashkë me të dashurën e tij, Carrie Symond edhe të famshëm të lisave A, përfshirë këtu Mick Jagger, princeshën Beatrice dhe mikun e tij të vjetër David Cameron.

Ndërsa ecte krah për krah me të dashurën e tij, Johnson u fotografua kur mbërriti në një rezidencë private në Londër, në një festë të mbajtur nga manjati rus dhe pronari i Evening Standard, Evgeny Lebedev. Në festë morën pjesë gjithashtu: Sir Bob Geldof, David Hasselhoff dhe Jemima Goldsmith.

Festa e mbrëmshme ishte plot me të famshëm të botës së showbiz-it, si aktorja Sadie Frost, modelja  Lily Cole dhe gazetarja Rachel Johnson, motra e kryeministrit, etj.dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Foto 1 nga 13


Flash Lajme