Një nga lajmet që ka qarkulluar më së shumti këto kohë në median rozë ka qenë padyshim lajmi se këngëtarja e njohur, Fifi dhe kompozitori e këngëtari Flori Mumajesi janë në një lidhje dashurie.

Deri më tani dyshja nuk kanë dhënë një konfimim apo përgënjeshtrim të lajmeve në media.

Kënga ‘Marova’ e këngëtares u pëlqye shumë nga publiku dhe shumë me siguri kanë menduar se është një dedikim për Florin. Si qëndron e vërteta e zbuloi Fifi këtë të shtunë në “Shiko Kush LUAN”.

Në “Ndaje ose Haje”, Fifi u pyet nëse ‘Marova’ është dedikim për dikë apo jo.

‘Është dedikim për dikë, sigurisht’, u shpreh Fifi, ku nuk ka preferuar ta zbulojë me emër, por tregoi se ka “Xh” iniciali i emrit./Top Channel

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat