Gjërat po marrin rrjedhë tjetër në pallatin mbretëror, me princin Harry dhe familjen e tij që vendosën të largohen nga familja mbretërore.

Jo vetëm që Harry dhe Meghan Markle hoqën dorë nga titujt mbretërorë, por edhe paga e tyre mbretërore dhe ka të ngjarë të kalojnë pjesën më të madhe të kohës në Kanada, sesa në Mbretërinë e Bashkuar.

Sigurisht ata kanë ende shumë për të bërë, si marrja e një shtëpia në Kanada. Ndërsa mbretëresha Elizabet shprehet e kënaqur që arritën një marrëveshje, ka një gjë për të cilën ajo është mërzitur shumë. Faktin që stërnipi i saj, Archie do të rritet larg familjes mbretërore.

Sipas The Sunday Times, mbretëresha është shumë e trishtuar që ajo dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore nuk e kanë parë shumë Archien e vogël, që kur ai lindi. Sussex kanë qenë larg nga Mbretëria e Bashkuar që nga nëntori dhe tani duket se Archie mund të mos kthehet më shpejt.

Një burim thotë se: “Mbretëresha është shumë e trishtuar pasi e ka parë shumë pak Archie-n, dhe tani ajo do të humbasë kënaqësinë ta shohë të rritet me kushërinjtë e tij dhe familjen e madhe.”dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat