Është zbuluar arsyeja se përse balerini Graciano Tagani sulmoi dhe qëlloi me shuplake gazetarin e ThumbON, Ronaldo Sharka.

“Ora News”, shkruan se Sharka është ai që ka marrë në telefono Gracianon për t’i kërkuar një takim, për të diskutuar diçka personale.

Gazetari e fton balerinin në kafe dhe i tregon se është dashuruar dhe lidhur me motrën e Gracianos, e cila është vetëm 15 vjeçe.

Pjesë nga biseda:

Ronaldo: Unë dhe motra jote duhemi

Graciano: Po, më fal e njeh motrën time se ajo është 15 vjeçe

Ronaldo: Po e di, por ne dalim shumë herë…shkoj e marr te shkolla

Graciano: Motra ime është shumë e vogël….ajo është gjithë kohës me mua.

Ronaldo: Po unë jam i punësuar, kam një shkollë dhe shumë shpejt do të rritem në detyrë. Punoj në radio. Kam një rrogë modeste.

Graciano: Ça thua ti? Unë e njoh motrën time, çdo gjë ia di. Na paske dalë ti bukuroshi…

Graciano fillimisht e merr me sportivitet, por kur Ronaldo ia vërteton me foto (e gjitha e realizuar për këtë qëllim”, ky i fundit nxehet dhe godet me shpulla gazetarin.

Kjo është realizuar pikërisht për këtë qëllim, pasi është një kamër e fshehtë nga “Thumbon”.


Flash Lajme

Më të lexuarat