Monica Bellucci nuk do të jetë pjesë e Sanremos, edhe pse ajo ishte përzgjedhur që të bashkëprezantojë festivalin së bashku me 9 vajza të tjera.

Belluci, ka thënë se për arsye të rëndësishme nuk do të marrë pjesë në festival.

“Unë dhe Amadeus jemi takuar muaj më parë për të diskutuar rreth një projekti që do bënim bashkë. Në fakt, për arsye të rëndësishme nuk arritëm në një përfundim të përbashkët. Uroj që të realizohet një festival sa më i bukur për të dhe gjithë ekipin e tij dhe le të shpresojmë për një tjetër mundësi në të ardhmen.”-tha ajo në një konferencë për media.

Por çfarë fshihet pas arsyes së rëndësishme?

Një e vërtetë mund të jetë; Për shkak të drejtorit artistik të Sanremos, Amadeus, pseudonimi i Amedeo Umberto Rita Sebastiani.

Ky i fundit është akuzuar për seksizëm, dhe në rrjetet sociale është bërë thirrje që Sanremo të bojkotohet.

Gjithçka nisi kur Amadeus  prezantoi Francesca Sofia Novellom, të dashurën e Valentino Rossi , dhe tha ” Ne e kemi përzgjedhur këtë prezantuese për aftësinë që ka për të qenë pranë një njeriu të madh, një hap prapa tij”.

Tanimë qindra persona, e feministë, po e akuzojnë atë për seksizëmm, madje një ditë më parë edhe Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro bëri thirrje për të bojkotuar këtë festival.

Gjithsesi, ende nuk dihet saktë se përse Monica Bellucci e ka anuluar pjesëmarrjen./ I.M-Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat