Këngëtarja me famë botërore, Madonna ka anuluar koncertin e turneut të saj botëror, ‘Madame X’.Prej disa kohësh ajo po vuan nga një sëmundje, por që asnjëherë nuk e ka specifikuar se çfarë e shqetëson në të vërtetë.

Në një postim në Instagram ajo u dha fansave lajmin e hidhur para pak se të niste performanca në Lisbonë. “Më falni që u detyrova të anuloja sonte koncertin, më duhet të dëgjoj trupin tim”, ka shkruar Madonna. Statusi i Madones: Nuk është e para herë që ajo merr vendime të tilla përpara se të fillojë koncerti pasi asaj i është dashur të ndërpres 8 koncerte në vende të ndryshme të botës. Ajo nuk bëri të ditur saktësisht problemin me të cilin përballet, por ka bërë të ditur se ka të bëjë me një dëmtim të ligamentit të këmbës dhe problemeve me gjurin.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All