Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar profetët e apokalipsit për klimën në një fjalim në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Ai bëri thirrje që të refuzohen parashikuesit e apokalipsit dhe tha se, Amerika do të mbrojë ekonominë e saj.

Duke folur për aktivistët e klimës, ai tha: “Këta alarmistë gjithmonë kërkojnë të njëjtën gjë, fuqi absolute për të dominuar, transformuar dhe kontrolluar çdo aspekt të jetës sonë.”

Në panel ishte edhe aktivistja e klimës, Greta Thunberg. Ajo u shpreh se bota është nën flakë.

Shkatërrimi i mjedisit është në krye të programit në samitin vjetor të vendimmarrësve në botë, i cili zhvillohet në një vendpushim skish zviceran.dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat