Ermal Mamaqi është shkëputur nga televizioni për t’iu përkushtuar filmit. Edhe pak ditë na ndajnë nga shfaqja e “I Love Tropoja”, e cila për herë të parë nuk do të shihet në kinema, por në Pallatin e Kongreseve.

Së fundmi Ermali përmes një postimi në instagram njoftoi se do të rikthehet në TvKlan. Jo me ndonjë emision, por vetëm për filmin.

Për të treguar me detaje si u realizua filmi i tij, po punohet për një dokumentar, që së shpejti do të shfaqet në ekran.

Mamaqi është i fokusuar vetëm te filmi, kështu që edhe për disa kohë siç duket do të jetë larg emisioneve./L.F-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat