Moderatroja e ëmbël Fatma Methasani, është në muajt e fundit të shtatzënisë.

Por siç duket ky vit për të qenka plot me ngjarja të bukura për të. Përmes një postimi në instagram, ajo  ka njoftuar se së shpejti do të drejtojë një televizion.

“Do vazhdoj të jem ajo çamarrokja me konversa, por kësaj here në zyrë për të drejtuar televizion që më mësoi se gjërat me dashuri funksionojnë gjithmonë”, shkruan Fatma në Instagram.

Për pesë vjet ajo drejtoi emisionin “Fun Day”, në IN TV.  Fatma do të rikthehet në televizion me një version të ri të IN TV.

“Për momentin po presim me padurim bebushin, pastaj mezi pres gjithashtu t’i dedikohem edhe fëmijës artistik. Të cilin jam e bindur, ju do e dashuroni versionin e ri të IN tv Albania. Energjia apo dashuria e ekipeve që kanë ndërtuar e drejtuar Mad tv apo In tv, dhe dashuria që më keni dhuruar ju që më keni ndjekur,më kanë frymëzuar pafund. Na presin gjëra të mrekullueshme! Është bukur të jesh IN”, përfundon statusin moderatorja.

Në mesin e shumë urimeve, nuk mund të mungonte as komenti i të dashurit të saj Alfios, i cili i shkruan:

“Drejtoresha me e mire dhe me e bukur ne bote”.

Siç duket ky qenka viti i Fatmës./L.F-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat