Aktorja Rudina Dembacaj pranoi publikisht në fillim të këtij viti lidhjen e saj me ish-deputetin Mark Frroku. Ajo theu heshtjen pas thuajse një viti që në media përflitej për një marrëdhënie romantike mes tyre.

“E dua si partner në jetë dhe në biznes”, tha Dembacaj. Nuk janë fort të shpeshta postimet në rrjetet sociale me të dashurin e saj të ri, por së fundmi ajo tërhoqi vëmendjen me një foto ku tregonte një bisedë me të në WhatsUp.

Rudina:You are the boss (ti je bos)

Marku: Të dua

Rudina: Ishte shaka I’m the boss

Marku: Hahahah yes

Por pas disa minutash ajo është penduar dhe e ka fshirë postimin. Dembacaj tani përpos emisionit të saj Mos  i fol Shoferit, i është dedikuar edhe biznesit të saj./L.F-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat