Ditë më parë u publikua një video në të cilën shihej e dashura e reperit Fero, Arbenita Ismajli në momente romantike me ish të dashurin.

Pas bujës së madhe në media, Arbenita u mundua të sqaronte gjithë këtë situatë duke thënë që video ishte bërë 4 vite më parë dhe se është e dashuruar në Feron.

Deri më tash nuk kishte ardhur as një reagim nga vet reperi, i cili më në fund ka thyer heshtjen. Fero ka publikuar një fotografi përkrah të dashurës së tij, teksa i bëri edhe një dedikim. “Dashnia jem e përjetshme”, ka shkruar Fero sipër fotografisë me Arbenitën./Indeksonline/


Flash Lajme

Më të lexuarat