Ditën e djeshme, moderatorja Arbana Osmani, postoi një foto nga aeroporti i Rinasit, për të na treguar se fundjavën do ta kalojë në një tjetër shtet. Në foton e saj, ku Arbana si gjithmonë shfaqej e qeshur dhe e ëmbël, mbante në dorë dy bileta.

Sigurisht udhëtimet e saj kohët e fundit, bëhen nën shoqërinë e të dashurit, Eduardit.

Ajo që na bëri të prisnim me padurim  postimin e radhës, ishte ajo që shkroi Arbana krah fotos:

“Në një destinacion që kam dashur të shkoja gjithmonë”. Vetëm kaq pa asnjë detaj. Menduam se ishte në vendin e përrallave, ku kaloi disa pushime me shoqen e ngushtë Xhemin, apo sërish në Francë. Por në fakt jo, asnjë vend me bukuri natyrore. Në një vend me histori. Në kampin e përqendrimit  në Aushvic, në Poloni.

Arbana e përshkruan si një ndër përvojat më drithëruese.

Këpucët e tyre.

Rrobat e fëmijëve.

Dhoma e fjetjes.

Brenda kampit të vdekjes.

Ajo sugjeron se kushdo duhet ta vizitojë një herë në jetë kampin e vdekjes.

E shkuara nuk duhet të harrohet.

“Vizitën këtu duhet patjetër ta bëjë çdokush një herë në jetë.

Jo vetëm për të kuptuar më mirë krimet e tmerrshme, por edhe për të qenë falënderues çdo ditë për kohën në të cilën jetojmë, ku jemi Të Lirë”, përfundon postimet Arbana./L.F-dritare.net

*Lexoni edhe historinë e Abdulla Krutanit, shqiptarit që i mbijetoi kampit të tmerrshëm të shfarosjes, “Mauthausen”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All