Pak muaj më parë, aktorja e humorit, Rudina Dembacaj dhe Aleksandër Varfaj  firmosën divorcin. E megjithëse janë të ndarë sa i përket jetës dashurore, ata kanë mbetur shokë të mirë.

Kështu na e tregon edhe vetë aktorja.

Raporti i tyre është i mirë jo vetëm për hatër të vajzës së tyre, Viktorja, por edhe për ato vite që kaluan bashkë.

Ndërkohë, përmes një story në Instagram, Rudina na ka zbuluar mesazhet që shkëmbejnë me Aleksin.

Siç duket, Viktorja e vogël ka dashur t’i çojë babait ca figura, ia ka marrë mamit telefonin dhe ia ka çuar. Ndërkohë, Aleksi pyet se çfarë janë këto që i ka çuar, duke mosditur që ia ka nisur e bija.

Më pas aktorja ia shpjegon që Viki donte t’i çonte figura babait dhe Aleksi ndërsa çon disa emoji duke qeshur me lot thotë: “Rrota e babit!”dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat