I ftuar në “Mos i fol shoferit”, nga Rudina Dembacaj, aktori i humorit, Ermal Mamaqi ka treguar se përse nuk e ftoi të marrë pjesë në filmin “I love Tropoja” liderin e opozitës Lulzim Basha, por vetëm Edi Ramën.

Mamaqi tha se, kishte një rol për Berishën në film, por ai e refuzoi. Më pas ai shtoi se,  e kishte ftuar Bashën në emision, por ai nuk i shkoi, dhe kështu ai nuk ftoi në film.

Rudina Dembacaj: Po Lulit nuk i gjete një rol të vogël aty sa me këput një lule dhe me ja cuar dikujt ?

Ermal Mamaqi: Në fakt ftova doktor Berishën, por ai e refuzoi me shumë sukses. Me kortezi më falenderoi për filmin dhe më uroi suksese. E zhdukem si perzonazh në film, do ishte xhaja e Valbonës, një personazh tropojan, por mbajtem vetem rolin e Edi Ramës që është daja im në film. Lulin nuk e ftova sepse e kam ftuar tek Xingu dhe nuk më ka ardhur. Tani ato që na vijnë atyre dhe do i shkojmë, kështu është kjo punë dhe prandaj nuk e ftova në film.dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat