Në prag të fillimit të Sanremo, Alketa ka dhënë një tjetër intervistë për mdiat italiane. Këtë herë moderatorja ka folur për prestigjiozen “La Stampa”, duke rrëfuer se bashkëshorti dhe vajza e saj do ta ndjekin nga afër Sanremon,“familja është forca e saj dhe ekuilibri për të qenë e lumtur”,u shpreh ajo.



Alketa shprehet e lumtur që do të ndajë skenën me partneren e futbollistit Cristiano Ronaldo, Georgina: “Jam shumë e lumtur që do të ndaj skenën me Georgina-n. Jemi të dyja të huaja dhe më pëlqen ta mendoj Sanremo-n si një qytet të madh të bashkuar”. Më tej “La Stampa” e përshkruan Alketën si një nga moderatoret më të mira në vendin tonë, por edhe si një femër shumë të bukur.


Flash Lajme

Më të lexuarat