Georgina Rodriguez, partnerja e Cristiano Ronaldos, me të cilën ka edhe një fëmijë të vogël tashmë, ka një trup mahnitës.

Format fizike të 24-vjeçares, edhe pse ka lindur një herë, thuajse “garojnë” me muskujt e yllit portugez.

Ajo ka hedhur për ndjekësit në rrjetet sociale një foto “të pacipë”, me titullin: “Mirëmëngjes”.

Momenti i fokusuar është nga pushimet dimërore në Dubai. Në foto mund të shihet ish-ylli i Manchester United, duke e kundruar atë në sfond derisa, teksa pushon buzë pishinës.

Bukuroshja spanjolle i ka “ushqyer” fansat e saj përditë me foto nga pushimet, që kur ajo dhe Ronaldo, 33 vjeç, u nisën për në Dubai me fëmijët për Vitin e Ri.