Për herë të parë në janar të 2018, Zaimina Vasjari u bë nënë për herë të parë. Pas lindjes së Khloe, Zaimina është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe shpesh ndan me ndjekësit momente nga jeta e përditshme.

Së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Lart e Poshtë” ku zbuloi disa detaje interesante nga jeta e saj profesionale por edhe private. Gjatë intervistës këngëtarja tregoi dëshirën e madhe që ka për një fëmijë të dytë.



Pas vogëlushes së parë, Khloe, Zaimina ka në plan që në 2020 të mbajë në krah fëmijën e saj të dytë. “Do të doja që në vitin 2019 të kisha një shtatzëni që në 2020 të kem edhe një bebe tjetër, por gjërat do të shihen nga angazhimet e punës dhe të gjitha gjërat që do të vijnë”,- u shpreh bukuroshja. Me sa duket këngëtarja dëshiron që të dy fëmijët e saj t’i rrisë njëkohësisht, pasi edhe Khloe është ende e vogël.  Pra, shumë shpejt do ta shohim bukuroshen sërish nënë. Mbase kësaj here me një djalë.


Flash Lajme