Në dhjetor të 2017 Leonardo DiCaprio nisi një histori të re dashurie me modelen Camila Morrone. Gjatë kësaj kohe ata janë munduar ta mbajnë lidhjen e tyre sa më larg syrit të publikut, por së fundmi janë shfaqur shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ditën e djeshme, DiCaprio është fotografuar bashkë me të dashurën e tij, duke qenë se kishin dalë për të shijuar një darkë si çift. Të veshur thjesht, ata janë munduar që herë pas here t’u shmangen fotografive të paparacit.

Leonardo dhe Camila kanë më shumë se 20 vite diferencë mes njëri-tjetrit, megjithatë ata janë shumë të dashuruar. Madje pak kohë më parë ‘Daily Mail’ shkruante se DiCaprio mendon se Camila është gruaja e jetës së tij dhe e ka prezantuar edhe me prindërit.